Ministria e Muratit realizoi vetëm 2% të buxhetit në investime kapitale, ajo e Rakiqit/Rashiqit 98%

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Instituti për Studime të Avancuara (GAP), pas publikimit të raporteve për shpenzimet buxhetore të Qeverisë dhe atë për Shkallën e realizimit të investimeve kapitale nga niveli qendror dhe ai lokal, sot ka publikuar edhe të dhënat për realizimin e buxhetit të ministrive të Qeverisë Kurti II për investime kapitale gjatë vitit 2022.

Sipas këtyre të dhënave, del se Ministria e Financave (+kontigjencat për kapitale), e drejtuar nga Hekuran Murati, ka realizuar vetëm 2 për qind të buxhetit për investime kapitale gjatë vitit 2022, raporton Klankosova.tv.

Po sipas këtij raporti, janë edhe dy ministritë tjera që lidhen me financa, ajo e Industrisë (16%) dhe e Ekonomisë (38%), që përbëjnë tri prej ministrive me performancën më të dobët për sa i përket realizimit të buxhetit për investime kapitale.

Raporti i GAP-it për realizimin e buxhetit të ministrive të Qeverisë Kurti II për investime kapitale gjatë vitit 2022

Ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga ministri Faton Peci, është e fundit për sa i përket ministrive më të suksesshme (82%), kurse në krye të kësaj liste, me performancën më të mirë del të jetë Ministria për Komunitete dhe Kthim (98%), e drejtuar deri vonë nga Goran Rakiqi i Listës Serbe, kurse tash nga Nenad Rashiqi.

Në pesëshen e ministrive me performancën më të mirë janë edhe ministria e Zhvillimit Rajonal (83%), ajo e Drejtësisë (84%) dhe e Mbrojtjes (96%).

Ministria e Shëndetësisë, nën udhëheqjen e Arben Vitisë, është në mes të tabelës, me “vetëm” 56% të buxhetit të realizuar për investime kapitale gjatë vitit 2022.

Kultura dhe Diplomacia realizuan nga 40% të buxhetit të tyre për investime kapitale, kurse ajo e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe MASHTI realizuan nga 67% të buxhetit të tyre për investime kapitale. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like