Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë bën bilancin: Rusët janë të demoralizuar! Kemi rrëzuar 88 avionë luftarakë

by admin
Spread the love

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka përditësuar raportin mbi humbjet e shkaktuara mbi forcat ruse.

Në njoftimin më të fundit bëhet me dije se ushtria ruse ka humbur 88 avionë dhe helikopterë, ndërkohë që numër pilotësh janë kapur rob nga forcat ukrainase.

“Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë qytetin me port të Mariupolit në juglindje.

Një “sasi e konsiderueshme” e pajisjeve ruse u kap në rajonin e Mykolaiv – në jug, afër Odesas. Ushtarët rusë janë “demoralizuar” nga forca e rezistencës ukrainase”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga ana tjetër Rusia ka dhënë pak shumë pak detaje për humbjet e pësuara në Ukrainë, por ekspertët ushtarakë vlerësojnë se ajo është befasuar nga forca e rezistencës ukrainase, duke pasur probleme me linjat e furnizimit dhe moralin e trupave.

Rruga Press

You may also like