Ministria e Drejtësisë: Pasi që të kompletohet dokumentacioni, do të mendohet për variantet e mundshme për të dënuarit në rastin “Lagjja e trimave”

by admin
Spread the love




Autoritetet e Kosovës së pari duhet t’i njohin aktvendimet e gjykatave tona. Dokumentacioni ende nuk është kompetuar. Pasi që të kompletohet, do të mendohet për variantet e mu ndshme dhe në koordinim me MPB-në dhe autoritetet kosovare do të vërtetohet nëse ekziston mundësia për një gjë të tillë, bëjnë të ditur nga Ministria e Drejtësisë pas shkrimeve në disa media se nuk përjashtohet mundësia që 13 të burgosur nga i ashtuquajturi Grupi i kumanovës për rastin “Lagjja e trimave” nga “Idrizova” të transferohen në Kosovë.

“Koha” e Kosovës, e transmeton intervistën e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga për Radion Evropa e Lirë, në të cilën, siç shkruan, ka theksuar se po kompletohet dokumentacioni për transferimin e Grupit të Kumanovës në Kosovë.

“Ajo që kam marrë nga dokumentacioni përkatës dhe të cili i referohen të punësuarit në administratë në kuadër të ministrisë është se disa prej kërkesave nuk janë të plota. Kemi filluar me procesin e kompletimit të dokumentacionit, pastaj një pas një fillojnë fazat deri në momentin kur duhet të transferohen në burgjet e Kosovës”, ka thënë Lloga për REL, transmeton “Koha” e Kosovës. /Mia.mk/


You may also like