Ministria e Bujqësisë: Qeveria pranoi masat e reja për mbështetjen e grurit, elbit dhe orizit

by admin
Spread the love

Pas propozimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar masat e propozuara për mbështetjen e prodhuesve të elbit, grurit dhe orizit.

Siç informojnë nga Ministria, këto masa janë përgatitur në konsultim me nënsektorin e drithërave.

“Me ndryshimin e Urdhëresës për pagesa direkte, krijojmë masë, subvencionim shtesë, për prodhimin e arritur të elbit në vlerë prej 12.000 denarë për hektar, pa subvencione të shkallëzuara. Një masë e destinuar për prodhuesit e elbit të cilët kanë arritur një rendiment minimal prej 3000 kg/ha dhe që ia kanë shitur prodhimin e tyre blerësve të regjistruar, ose e kanë ruajtur në objekte të regjistruara, e kanë shitur në fermat vendore ose e kanë përdorur prodhimin në fermat e tyre për një periudhën deri më 31 gusht 2023”, informojnë nga Ministria.

Nëpërmjet ndryshimeve, dërgimi i prodhimit të grurit dhe elbit në depo, në vend të 1 gushtit, do të nisë më 15 qershor dhe do të zgjasë deri më 1 shtator të vitit 2023.

“Ky ndryshim synon të përfshijë ata fermerë që tashmë kanë dorëzuar prodhimin e tyre. Të gjithë fermerët që nga 1 shtatori do ta dorëzojnë prodhimin në depo, do të kenë mundësi të marrin mbështetje financiare për të gjithë periudhën, ndërkohë që sasitë janë në depo, pra deri në fund të vitit. Me ndryshimet në këtë masë, mbështetja financiare rritet nga 500.000 denarë në 1.500.000 denarë për shfrytëzues”, thuhet në kumtesë.

Ata shtojnë se edhe për prodhuesit e orizit është miratuar një masë e re mbështetëse, duke ndryshuar nënmasën 1.2 të Dekretit për pagesa direkte.

“Me ndryshimet, shuma e pagesave shtesë direkte për oriz është 12.000 denarë për hektar pa përdorimin e materialit të certifikuar të farës, ndërsa 19.000 denarë për hektar me përdorimin e materialit fidanor të certifikuar. Të gjithë fermerët që kanë mbjellë sipërfaqe me oriz, me material farë të certifikuar, duhet të dorëzojnë dëshminë e furnizimittë tij pranë njësive rajonale të MBPEU-së, ku kanë paraqitur kërkesë për mbështetje financiare, më së voni deri më datë 14 korrik”, qëndron në kumtesë.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like