Ministri Toshkovski: Dy milionë dokumente aktive personale duhet të ndërrohen

by admin
Spread the love

Edhe nëse do ta rrisim numrin e të fotografimeve në 100 mijë në muaj, problemin e dokumenteve personale nuk do të mund ta zgjidhim. Kështu tha ministri i policisë, Pançe Toshkovski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke shtuar se praktikisht është e pamundshme që të zgjidhet çështja, përfshirë datën 12.02.2024.
“Pse e them këtë datë, për shkak se kjo datë ishte e fundit kur vlenin dokumentet. Është fakt se kjo datë më shumë se 650 mijë qytetarë kishin pasaporta aktive, ato janë pasaporta me emrin e vjetër të cilët kanë datë të vlefshme 2024, 25,27,28. Ju kujtohet juve, 2021, muaji i 4 dhe i 5 janë dhënë pasaporta me emrin e vjetër”, tha Toshkovski.
Ministri tha se askush nuk dëshironte të ndërron emrin, por se kanë mundur që të vendosin afatin e vlefshmërisë së dokumenteve ta vendosin 10 vite.
Ministri tha se zgjidhja e vetme e këtij problemi është që të prolongohet afati, gjegjësisht të ndërrohet ligji.
“Dy miliona dokumente personale, pasaporta, letërnjoftime, plus dokumente të makinave, aktive, që donë të thotë, të cilët janë me emër të vjetër dhe duhet të ndërrohen”, tha ministri Toshkovski.

MARKETING



You may also like