Ministri Shaqiri dhe ambasadorja Ageler nënshkruan vazhdimin e programit akademik Fulbright – Shqip

by admin
Spread the love

SHAQIRI: SHBA MBETET NJË NDËR MBËSHTETËSIT MË TË MËDHEJ

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Angela Ageler, sot nënshkruan memorandum për vazhdimin e zbatimit të programit të shkëmbimit akademik Fulbright.

Ata thonë që e shohin dobinë e Fulbright dhe se shkëmbimi i njohurive dhe përvojave është gjithmonë i mirëseardhur për SHBA-në si vend lider në botë dhe  për Maqedoninë si vend në zhvillim, i cili përpiqet të ndjekë trendet dhe standardet globale arsimore dhe shkencore”.

“Që nga viti 1991, më shumë se 350 nga më të mirët dhe më të ndriturit e Maqedonisë së Veriut shkuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një bursë Fulbright dhe më pas u kthyen për të kontribuar me njohuritë dhe përvojën e tyre në vendin e tyre. Sot, të diplomuarit e Fulbright janë aktivë në qeveri, akademi, shkencë, financë dhe në çdo sektor të shoqërisë”, tha Angela Aggeler.

Ministri Shaqiri theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një nga mbështetësit më të mëdhenj të përpjekjeve të vendit për t’u integruar në botën e zhvilluar.

“Nënshkruam marveshjen memorandumin për vazhdimin e impelementimit të full bright për shkëmbim akademik i cili ka një histori prej 77 vite në vendin tone dhe si shtet do të jemi pjesmarrës në këtë storie të suksesit për vendin tone sepse është një ndër programe që është shfritëzuar më së shumti në të gjithë memorandumet që ka nënshkruar Ministria e Arsmit dhe Shkencës”, tha Jeton Shaqiri.

Interesimi për të studiuar apo hulumtuar në SHBA është i madh, pasi çdo vit rreth 40 universitete amerikane renditen ndër 100 më të mirat në botë. Këtë vit ka mundësi për një numër më të madh të pjesëmarrësve në krahasim me vitet e kaluara, duke qenë se pjesëmarrja financiare në program është rritur./KlanMacedonia

You may also like