Ministri Osmani fillon vizitën zyrtare në Indi

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka filluar vizitën zyrtare në Indi me një takim me zëvendëspresidentin e vendit, Jagdeep Dhankar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, në takim u përshëndetën marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve si dhe u rikonfirmuan angazhimet e ndërsjella për forcimin e bashkëpunimit, para së gjithash në fushën e lidhjeve ekonomike dhe rrjetëzimit të biznesit.

Osmani theksoi se përkundër prioriteteve të politikës së jashtme të vendit të tij, rëndësi të veçantë zë intensifikimi i bashkëpunimit dhe shfrytëzimi i potencialeve me vendet e Azisë Qendrore dhe Jugore, veçanërisht me Indinë, me të cilën, siç tha, i lidh Nënë Tereza.

“Dallimi në madhësinë e dy vendeve, numri i popullsisë si dhe distanca gjeografike, nuk duhet të jetë pengesë për miqësinë e ndërsjellë, marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh. Figura dhe vepra e Nënë Terezës do të jetë gjithmonë pjesë e historive tona dhe do të mbetet në kujtesën kolektive të vendeve tona”, tha Osmani.

Në të njëjtën kohë, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit parlamentar, avancimin e kornizës së dakorduar si dhe intensifikimin e shkëmbimeve kulturore dhe afrimit mes dy popujve.

Osmani përshëndeti dhe përgëzoi arritjen e fundit të lartë të Indisë në botë, me uljen e parë të suksesshme në polin jugor të Hënës, si një hap serioz dhe një sukses i madh jo vetëm për popullin indian, por edhe për mbarë njerëzimin.

Gjatë vizitës zyrtare në Indi, Osmani do të ketë takime me ministrin e Punëve të Jashtme, Subramanyam Jaishankar si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të vendit.

MARKETING




You may also like