Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri takim me dr. Anne Johansen, përfaqësuese speciale e OBSH-së në vend

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri është takuar me dr. Anne Johansen, përfaqësuese speciale e OBSH-së në vend.

“Sot pata takimin tim të parë zyrtar me dr. Anne Johansen, përfaqësuese speciale e OBSH-së në vend dhe shefe e zyrës së OBSH-së në Shkup. Në takim u diskutua për prioritetet e përbashkëta në fushën e shëndetësisë dhe aktivitetet që do të realizohen në kuadër të marrëveshjes dyvjeçare të bashkëpunimit për periudhën 2024-2025. Kemi një bashkëpunim të suksesshëm me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen me synim forcimin e sistemit shëndetësor”, – shkruan Demiri.

MARKETING



You may also like