Ministri i Arsimit premton se tekstet shkollore do të jenë gati brenda muajit

by admin
Spread the love




Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri premton se tekstet shkollore do të jenë gati gjatë tetorit ose fillimit të nëntorit. Ministri theksoi i se së shpejti do të  nisë shtypja e teksteve shkollore të cilat janë  miratuar nga Këshilli Kombëtar.  “Disa tekste do të miratohen nga Këshilli Kombëtar në një seancë tjetër. Dhe unë shoh energji pozitive në këtë. Prandaj po e them edhe një herë, ne jemi duke u përgatitur dhe Këshilli që njoftova, ku janë të përfshira shumë institucione, është që t’i lidhim institucionet, t’i kemi të dhënat, të dimë se si mund ta zgjidhim këtë problem të kahershëm” , tha ministri.  Shaqiri sqaroi se për të mos pasur mungesë të procesit arsimor, ka dorëzuar materialet përgatitore për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta.


You may also like