Ministri finlandez, Kaikkonen: Jemi të gatshëm të gjejmë zgjidhje për situatën aktuale me Turqinë

by admin
Spread the love

Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen, në lidhje me kundërshtimin e Turqisë ndaj aplikimit të vendit të tij për anëtarësim në NATO tha se janë gati të gjejnë një zgjidhje për situatën aktuale.

Antti Kaikkonen vlerësoi para një grupi gazetarësh në kryeqytetin Helsinki procesin e aplikimit për anëtarësim në NATO të vendit të tij dhe kapacitetin e mbrojtjes.

Lidhur me procesin e aplikimit në NATO, Kaikkonen tha: “Ne presim vendosjen e një dialogu të ngushtë me të gjithë aleatët dhe shpresojmë që procesi të ecë përpara me shpejtësi.”

Kur u pyet për kundërshtimin e Turqisë ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, Kaikkonen deklaroi se NATO ndjek një politikë të dyerve të hapura dhe tha: “Shpresoj se kjo çështje do të zgjidhet përpara Samitit të NATO-s që do të mbahet në Madrid, kryeqyteti i Spanjës, në fund të këtij muaji. Sigurisht që do të shohim se çfarë do të ndodhë, por jemi të gatshëm të gjejmë një zgjidhje për situatën aktuale.”

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ishte për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përsëriti se duhet të diskutohen shqetësimet e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

 

You may also like