​Ministri Çeku pret në takim skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kyreziu

by admin
Spread the love

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim skitarët Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri të cilët prezantuan Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, Pekin 2022.

Ata tashmë përfunduan garat dhe u kthyen në vend duke sjell nga atje një përvojë të shkëlqyer dhe rezultate mjaft të suksesshme.

Në takim ishin gjithashtu Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, Kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, dhe trajneri i skitarisë, Agim Pupovci.

Ministri Çeku përgëzoi skitarët për prezantimin dhe suksesin e arritur në gara gjithashtu folën për planet që ka MKRS-ja për zhvillimin e programeve të reja dhe investimet tjera në sport, ku bënë pjesë edhe skijimi.

You may also like