Ministri afgan bën thirrje për ‘përfshirje konstruktive’ me komunitetin ndërkombëtar

by admin
Spread the love

Ministri i jashtëm i Afganistanit, Amir Khan Muttaqi bëri thirrje sot për përfshirje “konstruktive” të vendit të tij me komunitetin ndërkombëtar, por përsëri refuzoi emërimin e një të dërguari special të Kombeve të Bashkuara në vend.

Në konferencën madhore në Kabul ministri kishte mbledhur të gjithë të dërguarit e huaj në vend nga 11 shtete, mes të cilave Kina, Rusia, Irani, Pakistani e India.

Ai bëri thirrje për “zhvillim të bashkëpunimit rajonal me qasje konstruktive … për të trajtuar kërcënimet ekzistuese dhe të mundshme në rajon”.

Qeveria Talibane në Kabul nuk është njohur zyrtarisht nga shumica e vendeve perëndimore që prej ardhjes në pushtet në 2021, prej interpretimit strikt të fesë islame që ka përjashtuar gratë nga shumica e jetës publike në vend.

“Emirati Islamik i Afganistanit respekton interesat, zgjedhjet strukturat qeveritare dhe modelet e tjera të zhvillimit, dhe në këmbim kërkon respekt për interesat e vetë Afganistanit”, tha Muttaqi për gazetarët.

Ekonomia e Afganistanit vijon të vuajë pas dekadash lufte dhe sanksione financiare perëndimore pas ardhjes në pushtet të qeverisë talibane.

Në dhjetor vendi refuzoi rezolutën e OKB për përfaqësues në vend, si “të panevojshëm”.

OKB do të mbajë një tjetër takim për Afganistanin më 18 e 19 shkurt në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Muttaqi i bëri thirrje gjithashtu pjesëmarrësve në Kabul të prezantonin “realitete terreni” në argumentet e tyre në konferencë.