Ministrat në Qeverinë teknike i takojnë VMRO-DPMNE-së – Shqip

by admin
Spread the love

VMRO: XHAFERI NUK ËSHTË I DENJË PËR KRYEMINISTËR NË QEVERINË TEKNIKE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka përjashtuar mundësinë që opozita shqiptare të propozojë ministra në qeverinë teknike. Ai tha kjo gjë është e rregulluar me ligj, sipas të cilit, propozimet i bën partia më e madhe opozitare, që në këtë rast është VMRO – DPMNE.

“Qeveria teknike është e definuar në pajtueshmëri me ligjin dhe dihet saktë se kush propozon ministra në atë qeveri teknike që do të thotë se, dihet se kush janë ministrat nga shumica parlamentare nga partia më e madhe opozitare cilat ministri propozohen të udhëhiqen nga propozimet e tyre. Që do thotë se, nga VMRO DPMNE duhet të propozojnë ministër në Ministrinë e Brendshme, në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale” – tha Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski pret që VMRO të përmbush detyrimin ligjor për të propozuar anëtarë në qeverinë teknike, pasi vlerëson se nuk ka arsye për të mos e bërë këtë.

Megjithatë, partia opozitare maqedonase ende nuk ka saktësuar nëse do të propozojë ministra, duke paralajmëruar se ky vendim do të merret nga organet partiake. Por, ajo që është e qartë është së, kjo parti është kundër emërimit të kryeparlamentarit, Talat Xhaferi për kryeministër në qeverinë teknike.

“Talat Xhaferi nuk është i denjë për funksionin e kryeministrit teknik të Qeverisë. Nuk pritet nga Talat Xhaferi zbatim të zgjedhjeve fer dhe demokratike, sepse nga funksioni i kryetarit të Kuvendit, shkelte Rregulloren dhe procedurat, mbyllte derën në seanca plenare që të mos paraqiten deputetët tjerër për fjalë dhe me këtë ka shkelur demokracinë” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, LSDM veç më ka nisur formimin e fronti të gjerë proevropian dhe ka ftuar gjitha partitë që mbështesin eurointegrimet, t’i bashkangjiten këtij fronti. Kjo parti po ashtu ka propozuar se ky front do të propozojë edhe kandidatë të përbashkët presidenciale.

Nga BDI thonë se, ende nuk kanë vendosur nëse do të mbështesin këtë kandidat dhe nëse shkojnë në lista të përbashkëta me LSDM-në në zgjedhjet parlamentare, duke shtuar se, kanë autorizuar liderin e partisë, Ali Ahmeti për të zhvilluar negociata me të gjitha partisë dhe për të marrë vendim për këto dy çështje.

“Për këtë çështje dhe çështje të tjera ku konkretizohen koalicionet nuk është diskutuar” – deklaroi Arbër Ademi.

Zgjedhjet parlamentar do të mbahen më 8 maj të vitit të ardhshëm. qeveria teknike pritet të formohet më 28 janar.

BDI ka nominuar për kryeministër, kryetarin aktual të Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa për kryeparlamentar është propozuar Jovan Mitrevski. /KlanMacedonia/

You may also like