MINIFUTBOLL/ Shqipëria në Botëror, lideri Hysenbelliu: Ishte krenari, luajtëm me dinjitet

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare e minifut bollit mbylli konkurrimin e saj në kampionatin botëror, duke mos mundur që të kualifikohej në raundin me eliminim direkt, megjithatë kuqezinjtë bënë paraqitje dinjitoze.

Ndonëse me statusin e debutueses, Shqipëria luajti si e barabartë me superfuqi si Franca apo Anglia apo me ekipe shumë të forta si Sllovakia. Fatmir Hysenbelliu, një prej lojtarëve kryesorë dhe me më tepër eksperiencë te Shqipëria, i cili gjithashtu bëri edhe trajnerin në takimet ndaj Francës dhe Anglisë, ka analizuar paraqitjen e Kombëtares në Botërorin 2023 në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Hysenbelliu rrëfen eksperiencën e kuqezinjve në Rhas Al Khaimah.

Cilat ishin ndjesitë kur dëgjonit himnin shqiptar në Botëror?

Ndjesitë janë të mëdha kur është himni shqiptar në nivele të tilla, sepse zakonisht nuk e dëgjojmë ndonjëherë në kompeticione ku luajnë ekipet më të mira në botë. Por që në themelimin e këtij sporti në Shqipëri, që në vitin 2018, vijmë tani pas pesë vitesh dhe marrim pjesë në aktivitetin më të rëndësishëm, në kampionatin botëror. E gjitha kjo ka ardhur pas shumë sakrificash dhe mundi që kemi bërë këto vitet e fundit dhe normalisht që është krenari.

Barazuat me Anglinë dhe u mundët nga Franca e Sllovakia, por duke qenë konkurrues në të tria takimet. Keni ndonjë keqardhje nga këto ndeshje apo diçka që do të dëshironit ta kishit bërë ndryshe?

Mendoj që duhet ta kishim marrë edhe ndeshjen e parë kundër Sllovakisë, ashtu si takimet ndaj Francës dhe Anglisë. Duhej të kishim luajtur pa frikë dhe me dëshirë në sulm, siç luajtëm dhe treguam një futboll të bukur. Edhe pse kundër Francës nuk arritëm të fitonim, krijuam shumë raste dhe treguam në fund se mund ta barazonim apo ta fitonim takimin. Gjithashtu edhe me Anglinë patëm shumë raste dhe mund të fitonim, kështu që mund të them se keqardhja e vetme është që duhej ta kishim marrë edhe ndeshjen e parë, ashtu sikurse bëmë në dy sfidat e tjera. Pra nuk është se Sllovakia ishte më e fortë se Franca apo Anglia, pasi ishin në të njëjtin nivel, por ne duhej ta kishim marrë që në fillim ndryshe, jo me frikë dhe duke qëndruar në mbrojte, por duhet të sulmonim që në fillim.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

PANORAMASPORT.AL

The post MINIFUTBOLL/ Shqipëria në Botëror, lideri Hysenbelliu: Ishte krenari, luajtëm me dinjitet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like