Miniera e Trepçës në Kosovë goditet nga rrufeja, mbeten të bllokuar 130 punëtorë

by admin
Spread the love

Rrufeja ka goditur rrjetin e energjisë elektrike në minierën e Trepçës dhe kanë mbetur të ngujuar 130 punëtorë.

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Trepçës ka njoftuar se është sanuar problemi dhe janë duke i nxjerrë minatorët nga miniera.

Sipas tij gjendja e punëtorëve të minierës është e mirë.

Minatorët kishin mbetur në horizontin 11, 10 dhe 9.

Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës thotë se të gjithë punëtorët e ndërrimit të parë janë nxjerrë nga miniera.

Sipas tij janë 123 punëtorë të këtij ndërrimi që kanë filluar punën në orën 7 të mëngjesit dhe probleme me energjinë elektrike ka pasur që nga ora 11. Pastaj në orën 15:00 kur duhej të përfundonin ndërrimin ka pasur prishje dhe një orë pothuajse më shumë se që duhej kanë qëndruar në minierë. Mungesa e energjisë elektrike sipas Osmanit ka ndikuar që edhe ajri të jetë më i rënduar por që gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

I pyetur nëse tash minatorëve do tu bëhen kontrolla shëndetësore shtesë tha se kjo nuk bëhet, ata veç punojnë, nuk u ofrohet asgjë. Ndërkohë shtoi se një kontrollë shëndetësore e paracaktuar më herët është afruar koha për ta bërë.


Top Channel

You may also like