Milwaukee vijon marshimin në Konferencën e Lindjes – Shqip

by admin
Spread the love

Edhe në takimet e sotme në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, skuadrat mysafire ishin më të suksesshme duke duke shënuar gjashtë fitore kundrejt vendasve të cilët vetëm në tre përballje dolën fitues.

Milwaukee rrugëton fuqishëm drejtë pozitës së pare në Konferencën e Lindjes duke e shënuar fitorene 16-të radhazi. Bucks, që sot mposhti Orlandon me rezultatin 139-117. Edeh në këtë takimi Giannis Antetokounmpo bëri diferencën, duke realizuar 31 pikë. Milwaukee kryeson me 45 fitore e 17 disfata,

Lakers I rikthehet fitores, kësaj radhe në transfertë mundi Oklahoman me rezultatin 123-117. Dennis Schroder me 26 pikë ishtë më i miri për Lakers në këtë ndeshje.

Fiton edhe ekipi i Phoenix, gjithashtu në transfertë mundi Charlotten 105-91 në këtë ndeshje Kevin Durant bëri debutimin e tij me Suns duke shënuar 23 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë për Phoenix ishte Devin Booker me 37 pikë. Miami pësoi para tifozëve vendas nga Philadelphia me rezultatin 96-119, falë 27 pikëve të Maxey dhe 23 të Harden.

Boston rikthehet te fitorja në kampionat, duke shënuar fitore para tifozëvendas ndaj Cleveland 117-113. Jayson Tatum ishte shënuesi më efikas në ndeshje me 41 pikë e 11 kërcime, ndërsa Mitchell realizoi 44 pikë për Cleveland. Chicago mposhti në fund Detroit me shifrat 117-115, Më efikas ishte Zach LaVine, autor i 41 pikë.

Rezultatet e sotme

Charlotte – Phoenix, 91-105

Detroit – Chicago, 115-117

Boston – Cleveland, 117-113

Miami – Philadelphia, 96-119

Nju York – Brooklyn, 142-118

Houston – Memphis, 99-113

Milwaukee – Orlando, 139-117

Oklahoma – Lakers, 117-123

Portland – Nju Orleans, 110-121

Shaban SInani /KlanMacedonia/

You may also like