Milwaukee kryeson Lindjen, Dallas zhgënjen para tifozëve vendas – Shqip

by admin
Spread the love

Një fitore e  ekipeve  vendase dhe  pesë të atyre mysafire është epilogu I gjashtë ndeshjeve  të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Ekipi i Milwaukee pas  fitores në transfertë kundër Brooklyn me rezultatin 144-122  ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Antetokounmpo me 32 pikë e 10 kërcime  ishte më efikasi , mbështetur edhe nga Middleton që realizoi 27 pikë e 10 kërcime .

Philadelphia fiton në transfertë kësaj radhe  kundër Orlandos me rezultatin 112-96.  Më efikas ishte Maxey me 23 pikë. Jashtë  fushës së vetë fitoi edhe Toronto  kundër Washingtonit me rezultat132-102. Anuoby me 26 pikë ishte më efikasi në këtë ndeshje .

Para  tifozëve vendas  ka zhgënjyer edhe  Dallas që humbi  nga  Cleveland  me rezultatin 110-113. Donçiq me  39 pikë ishte më efikas te  vendasit , ndërsa  te skuadra  fituese me efikas ishte LeVert me 29 pikë . Si vendas  ka pësuar ehe Houston në përballjen me  Phoenix, 11-129. Më efikas ishin dyshja Durant-Gordon, që së bashku realizuan 54 pikë. Fitoren e vetme si vendas  e shënoi Oklahoma  në me ekipin  Nju Jork me rezultatin 129-120. Konferencën e LIndjes  e kryeson Milwaukee.

Rezultatet e sotme:

Orlando – Philadelphia, 96-112

Washington – Toronto, 102-132

Brooklyn – Milwaukee, 122-144

Houston – Phoenix, 113-129

Oklahoma – Nju Jork, 129-120

Dallas – Cleveland, 110-113

You may also like