Milot Rashica në stadiumin e Vushtrrisë

by admin
Spread the love

Në stadiumin “Ferki Aliu” po zhvillohet ndeshja mes KF Vushtrrisë dhe KF Vllaznisë, shkruan Insporti.

Këtë ndeshje nga afër po e përcjell ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Rashica, i cili gjendet në Kosovë për ndeshjet miqësore të muajit mars që zhvillon Kosova, postoi një fotografi në rrjetin social, Instagram ku shihet se po e ndjek takimin e ish- klubit të tij.

Vushtrria është klubi ku Milot Rashica i ka marrë hapat e parë, për të vazhuar drejt Evropës. Ai ishte vetëm 11 vjeç por që luante me grupmoshën U-13 

Rashica pas Vushtrrisë ishte transferuar te skuadra holandeze, Vitesse ku kishte bërë paraqitje të jashtëzakonshme, që ia mundësuan transferimin në Bundesligë te Werder Bremen. Për të kaluar pastaj tek skuadra e Norwich Cityt.

Në janar të vitit 2018, Vushtrria kishte fituar 100 mijë euro pasi Rashica kishte kaluar nga Vittese te Werder Bremeni.

/Insporti.com

You may also like