Milot Rashica i pafat/ Dje kundër Evertonit shtylla ia mohoi golin e tij të parë në Premier Ligë

by admin
Spread the love

Norwich City arriti ta mposht skuadrën e Evertonit me rezultat 2-1, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të javës së 22’të të Premier Ligës.

Ylli i Kosovës, Milot Rashica ishte startues për Norwichin në fitoren ndaj Evertonit dhe zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në Premier Ligë këtë edicion.

Sulmuesi kosovar iu afrua golit të parë në Premier Ligën në minutat e fundit të ndeshjes (90+9), kur pas një kundërsulmi të Norwich, kosovari morri një pasim nga mesi i fushës dhe në fund goditi shtyllën dhe fati nuk ishte në anën e tij.

VIDEO:

Miloti shënoi golin e parë me Norëich në javën e kaluar në Kupën FA, por ende nuk ka shënuar në ligën angleze.

You may also like