Millkov: Ambasadori do të kthehet në Shkup kur do të krijohen kushtet adekuate

by admin
Spread the love




Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Angell Angellov, mund të kthehet në Shkup, në momentin kur do të krijohen kushte adekuate, ka deklaruar sot ministri për Punë të Jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Millkov, raporton SHENJA.
Nëse fillon dialogu në nivel të lartë, në të cilin duhet të merr pjesë edhe ai, ambasadori mund të kthehet në çdo moment, ka shtuar Millkov në konferencën për aktivitetet e MPJ-së.
Duke e komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë Bujar Osmani se vendimi për tërheqjen e ambasadorit Angellov për konsultime në Sofje, është i pabazuar, i paargumentuar dhe joproporcional, Milkov tha se një procedurë e tillë është pasqyrim i bindjes së Bullgarisë se situata “ka shkuar shumë larg” dhe se “një masë e tillë është e nevojshme”.
“Nëse Maqedonia vlerëson se thirrja e ambasadorit Angel Angelov është jopropocionale, ndoshta nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës”, ka shtuar Millkov.


You may also like