Militanti i PD-Berishës: Kam qarë si fëmijë kur mora vesh se ike, të bëj be për fëmijët se jam i pari që vritem për ty

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I pranishëm në takimin e Shkodrës, burri mori mikrofonin dhe tha se kishte qarë kur kishte marrë vesh që Berisha kishte hequr dorë nga posti i kryetarit të PD-së.

“Zoti Berisha unë jam këtu për t’ju thëmë se kam qa si fmi kur kam marrë vesh se ike.

Kam qysh tetë vjet që kam flamurin e PD-së. mblidh Kuvendin Kombëtar edhe ta provojë Basha a qëndron dot në seli të PD-së.

Po të bëj be në fëmijët se vritem për ty. Më ka ardhur tri herë mikrobusi në shtëpi dhe kam ba 30 ditë burg.

Jam ai që ke nxjerrë në status në Facebook, poshtë Edi Rama dhe Rama Ik.

Kam bërë 30 ditë burg në ShënKoll, e ka emrin e keq ai, a thuhet shën dreq”- tha ai ndër të tjera.

You may also like