Milioneri më i ri 9 vjeç, më i moshuari 97! – Shqip

by admin
Spread the love

LUKAREVSKA: MILIONAT I KANË NGA PASURIA E TRASHËGUAR

Milioneri më i ri në vend është 9 vjeç me një milion denarë, ndërsa më i moshuari është 97 vjeç dhe vitin e kaluar kishte të hyra prej 1,2 milionë denarë, nga pensioni dhe të ardhura nga puna e kryer. Kështu sot deklaroi Sanja Llukarevska në konferëncën për media “Të ardhurat më të larta për vitin 2022”.

“Milioneri më i ri në denarë ka nëntë vjet ka rreth 1 milion denarë nga qiraja. Me siguri kjo vjen nga pasuria e trashëguar nga dikush. Ndërsa milioneri më i moshuari i ka 97 vjet, vitin e kaluar ka pasur të hyra prej 1,2 milionë denarë prej pensionit dhe të ardhura nga puna e kryer” – tha Sanja Llukarevska, drejtore e DAP-it.

Drejtorja e Drejtorisë për të Ardhura Publike foli edhe për aksionin policor “Zinxhir”, gjatë të cilit u arrestuan disa biznesmenë.

“Së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme kemi ngritur alarmin për këtë lloj krimi para 2-3 muajve për një grup të caktuar taksapaguesish. Ne kemi marrë masat e duhura. Për aksionin e djeshëm për kompani të sapoformuara është vërejtur kthim fiktiv i parave dhe me kompensime kanë “mashtruar sistemin”, bëhet fjalë për tatimpagues. Janë dorëzuar dokumentet e kërkuara nga Policia Financiare. Jemi në koordinim me institucionet” – tha Sanja Llukarevska, drejtore e DAP-it.

Ndryshe paga më e lartë bruto mujore në vitin 2022 ka qenë në aktivitetin e shitjes me shumicë të duhanit dhe ka qenë 195.000 euro. Ndërsa dy persona kanë fituar në lojra të fatit me çka janë bërë milionerë. Qytetari i Kërçovës fitoi 32.9 milionë denarë, ndërsa personi nga Koçani fitoi 27.3 milionë denarë. /KlanMacedonia/

You may also like