“Miliona vetë do deportohen nga Gjermania”, takimi sekret: Edhe ata me pasaporta gjermane…

by admin
Spread the love

Media e pavarur “Correctiv” në Gjermani ka ekspozuar një takim sekret e të përshkruar si të rrezikshëm mes politikanësh të partisë populiste të djathtë, AfD me ekstremistin e djathtë austriak, që njihet si neonazist, Martin Sellner si dhe mbështetës privatë të tij.

Qëllimi i takimit duket ka qenë një plan që parashikon dëbimin e miliona vetëve nga Gjermania. Një ekip gazetarësh investigativë ka dokumentuar takimin e mbajtur në një hotel në Potsdam. Disa dokumente i janë vënë në dispozicion “Correctiv” edhe nga organizata “Green Peace”. Në një ftesë të takimit që Correctiv ka mundur të sigurojë, theksohet se në të do të paraqitej një “koncept strategjik në formën e një masterplani.

“Shanset që vendi ynë të kthehet në një kurs të shëndetshëm dhe normal” janë “më të mëdha se kurrë më parë”, thuhet aty. Për pjesëmarrje është ngritur një “donacion të paktën prej 5.000 eurosh”, i cili duhet të sigurojë “grumbullimin e mjeteve mbështetëse si detyrën bazë të një raundi të tillë”.

Fokusi i takimit ishte një koncept ekstremist i djathtë i frymëzuesit të “Lëvizjes identitare”, Sellner, që vetë AfD, zyrtarisht nuk e pranon: “riemigracionin” edhe të qytetarëve gjermanë me sfond emigrimi, që nënkupton dëbimin e miliona vetëve nga vendi. Alternativa për Gjermaninë është sot më popullore se kurrë në Gjermani, dhe në muajin dhjetor, në Pirna të Saksonisë ajo fitoi për herë të parë zgjedhjet për kryetar bashkie.


Top Channel

You may also like