Miley Cyrus e quan ish-martesën me Liam Hemsworth “një katastrofë të madhe”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

 

Miley Cyrus e quajti ish martesën e saj me aktorin australian, Liam Hemsworth “një katastrofë e madhe”, teksa ndihmoi një çift të fejohej gjatë koncertit të saj në Lollapalooza në Brazili.

Krijuesja e hitit “Midnight Sky”, ka mbajtur koncert në San Paulo fundjavën e kaluar dhe shfaqi para audiencës një çift homoseksual në skenë për propozimin e tyre të dashurisë.
“Zemër, shpresoj që martesa juaj të shkojë më mirë se e imja. E imja ishte një katastrofë”, ka thënë Cyrus duke iu referuar martesës së saj tashmë të prishur me Hemsworth. Miley kishte pranuar edhe më parë se kishte shumë mosmarrëveshje në martesën e saj, teksa ka deklaruar: “Kishte shumë konflikte. Jam ai lloj personi që kur kthehem në shtëpi nuk dua të ankorohem nga dikush. Nuk dua drama dhe zënka”./revistawho.com

You may also like