Milani synon të veshë kuqezi ish-kapitenin e Interit

by admin
Spread the love

Pasi humbi garën me Interin për të firmosur me sulmuesin francez Marcus Thuram, Milani po punon për t’u bërë ‘një shaka të hidhur’ kushërinjve zikaltër.

Mediat italiane raportojnë se kuqezinjtë janë duke menduar të rikthejnë në Milano ish-kapitenin e Interit, Mauro Icardi.

Ky I fundit është në pronësi të Paris Saint Germain dghe sezonin e kaluar ishte në huazim te Galatasaray, teksa këtë verë pritet të gjejë një tjetër klub për të vijuar karrierën, pasi nuk bën pjesë në planet e kampionëve të Francës.

Kartoni i 30-vjeçarit kushton 18-20 milionë euro, shifër kjo e përballueshme lehtësisht nga kuqezinjtë e Milanit, që sapo kanë arkëtuar 70 milionë euro nga shitja e mesfushorit Sandro Tonali.

Problem për momentin mbetet vetëm paga e lartë e argjentinasit, të cilën Milani nuk mund t’ia garantojë në rast transferimi.

Por në këtë pikë zgjidhja mund të vijë nga vetë Icardi, që duket se është gati të sakrifikojë diçka, për t’u rikthyer në Milano, aty ku ai dhe familja e tij kanë kaluar periudhën më të bukur, ndonëse në anën zikaltër të qytetit./Shqip


Top Channel

You may also like