Milani synon të blindojë yjet, rinovimi i Leaos çështja më delikate

by admin
Spread the love

Milani po mundohet të shfrytëzojë këtë periudhë pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për të rinovuar kontratat e disa lojtarëve.

Në shënjestër janë Leao, Bennacer dhe Kalulu, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2024 (dy të parët) dhe vitin 2025 (i treti në listë). Ndërkohë që janë zyrtarizuar rinovimet e Krunic dhe Tonalit me klubin kuqezi.

Spikat operacioni për rinovimin e kontratës së Rafael Leao, sepse portugezi mbetet lojtari më i vështirë për tu mbajtur në skuadër. Në gusht erdhën në klub oferta shumë të rëndësishme, veçanërisht nga Chelsea dhe tashmë kërkesat e agjentit të lojtarit Jorge Mendes, kalojnë dukshëm nivelin e pagave të Milanit.

Me siguri në këtë rast do të bëhet një përjashtim dhe Leao do të trajtohet si një lojtar i nivelit të lartë edhe në aspektin ekonomik. / Oversport.tv

You may also like