Milani rrit ofertën për Leaon, portugezi pranë rinovimit me kuqezinjtë

by admin
Spread the love

Në pritje të rikthimit të Serie A më 4 janar dhe sfidës kundër Salernitanës, tek Milani vijon puna intensive për të mbyllur me sukses rinovimin e kontratës për Rafael Leaon. Sipas mediave italiane çështja e kontratës se yllit portugez është shndërruar në prioritet për Maldinin dhe Masarën pasi 23-vjeçarit i skadon kontrata në qershor 2024.

Mësohet se dyshja drejtuese e Milanit synon që ta mbyll operacionin brenda këtij viti dhe për këtë arsye portugezit do t’i ofrohen 7 milionë euro neto në sezon, duke e shndërruar atë në lojtarin më të paguar të skuadrës. Vetë dëshira e futbollistit në fjalë është që të vijojë karrierën tek “djalli”, edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar, veçanërisht nga Premier League.

Leao nuk u përzgjodh asnjëherë titullar tek Portugalia në botërorin e sapo përfunduar, megjithatë edhe pse luajti vetëm 18% të minutave në 5 ndeshjet e luzitanëve, ia doli të shënojë 2 gola. Kurse në Serie A 23-vjeçari numëron 46 ndeshje si titullar  ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 5 asist.

Kontrata e re pritet të ketë një kohëzgjatje për plot 5 sezone ndërsa përtej pagës vjetore sulmuesi mund të rrisë përfitimet e tij për shkak të bonuseve të shumta në rast të arritjes së objektivave. / Oversport.tv

You may also like