Milani i finales ndaj Sassuolo: Favoritë janë fituesit, dilemat e Stefano Piolit

by admin
Spread the love

Milani mund të rreshtohet kundër Sassuolo njëlloj si ndaj Atalantës. Mediat në Itali besojnë se Stefano Pioli do t’u besojë të njëjtëve futbollistë.

Mund të ketë edhe ndonjë dilemë, si ai për krahun e djathtë të mesfushës, por Saelemaekers duket favorit ndaj Messias.

Mesfusha varet nga Bennacer. Nëse ai e nis nga fillimi, atëherë Kessie kalon trekuartist dhe Krunic do të duhet ta nisë nga stoli.

Pikëpyetja tjetër lidhet me sulmin. Giroud është i favorizuar, por një aktivizim i Rebic në majë të repartit të avancuar nuk do të ishte befasi e madhe.

Formacioni i mundshëm i Milanit: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud. / oversport.tv

You may also like