Milani huazon në Spanjë sulmuesin 19-vjeçar

by admin
Spread the love

Luka Romero është lojtar i Almerias në La Liga. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll, i cili e ka marrë nga Milani në formë huazimi deri në qershor. Më poshtë deklarata e lëshuar përmes profilit zyrtar në Twitter:

“Luka Romero është bardhekuq. Almería dhe Milani arrijnë marrëveshje për lojtarin që do të huazohet deri në fund të sezonit. Mirë se vjen!”.

Romero iu bashkua Milanit si futbollist i lirë verën e kaluar. Sulmuesi i lindur në vitin 2004 deri më tani ka luajtur vetëm 156 minuta në 5 paraqitje në të gjitha garat.

Lojtari ka kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2027 dhe pas aventurës në Spanjë do të rikthehet në Milano. Verën e ardhshme klubi kuqezi do të vendosë nëse do ta mbajë apo do ta shesë diku tjetër, ndoshta me një huazim të ri, për të siguruar që ish-lojtar i Lazios të gjejë më shumë hapësira.

Almeria aktualisht gjendet në vendin e fundit në La Liga, me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara në 21 ndeshje.

Të dielën erdhi humbja e 15-të në kampionat, në “Santiago Bernabeu”, ndaj Realit të Madridit, në një ndeshje që shkaktoi shumë polemika për shkak të vendimeve të gjyqtarëve./ Super Sport


Top Channel

You may also like