Milani e dëshiron me çdo kusht, kush janë arsyet që pengojnë transferimin e Zyiech te kuqezinjtë

by admin
Spread the love

Pas ndalesës së Kupës së Botës, Milani po bëhet gati për janar në misionin që të mbrojë titullin kampion të fituar një sezon më parë. Megjithatë, me janarin vjen edhe merkato dhe në ambientin kuqezi po mendojnë të forcojnë më shumë ekipin.

Një prej objektivave më të mëdhenj të kuqezinjve është Hakim Zyiech. Dëshira që Milani ta ketë në skuadër sulmuesin maroken tashmë nuk është më nje sekret dhe në janar do të rifillojë një tjetër “sulm” në drejtim të Chelsea për t’i rëmbyer lojtarin.

Megjithatë, janë dy çështje brenda klubit që po e mbajnë pezull këtë tratativë. E para është rinovimi i Rafael Leao i cili ende nuk ka arritur një marrëveshje me kuqezinjtë. Nga ana tjetër, te Milani duhet të sistemojnë Saelemaekers dhe Messias, përpara se të afrojnë Hakim Ziyech. /oversport.tv

Foto: Hakim Ziyech, Facebook

You may also like