Milani dhe Italia nuk e duan, Maldinin e kërkon kombëtarja nga Amerika Latine. Trajneri: Kam folur me Paolon

by admin
Spread the love

Daniel Maldini është kthyer në një emër të lakuar në Itali. Paraqitjet e tij me Monzën kanë bërë që të diskutohet tashmë thirrja e tij në kombëtare, por jo në atë italiane, ku Spaleti nuk e sheh si futbollist që mund t’i bëjë punë të kaltërve për momentin.

Lojtari, i cili nuk gjetur vend te Milani dhe po huazohet vazhdimisht në klube të ndryshme, është djali i legjendës italiane Paolo Maldini dhe nip i një emri po aq të madh si Çezare Maldini, ndaj do të ishte e pamendueshme që një përfaqësuese tjetër të kontaktonte. Por te Venezuela ëndërrojnë që ta bëjnë realitet, duke marrë për bazë faktin që e ëma e tij është nga ky vend.

Trajneri i përfaqësueses, Fernando Batista, ka pranuar për “Tuttomercatoweb” se ka pasur kontakte reale mes palëve.

“Po, kam folur. Si me të, ashtu edhe me Paolon, babain e tij. E dimë që ekziston mundësia që të luajë me ne për shkak të së ëmës, e cila është venezuelane. E kemi ftuar të marrë pjesë në një grumbullim dhe në turneun paraolimpik që u zhvillua në Venezuela me U23. Daniel më falënderoi shumë, por më tha që për momentin preferon të vazhdojë kështu, do të shohë nëse arrin të luajë më Italinë.

Nëse një ditë ndërron mendje për të luajtur për Venezuelën. Dyert janë gjithmonë të hapura. Jemi në raporte të mira si me Daniel, ashtu edhe me Paolon, ne respektojmë për momentin zgjedhjen e tij”, tha Batista.

PANORAMASPORT.AL

You may also like