Milan/ Romero më i “lumturi” pas seancës stërvitore, shënojnë “të padëshiruarit”

by admin
Spread the love

Milan ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, me skuadrën që ka zbritur në “Milanello”.

Pas ditës së parë ajo çfarë spikati ishte reagimi i parë nga ana e Luka Romero-s, i cili u transferua këtë verë nga Lazio.

“Jam shumë i lumtur me seancën time të parë stërvitore me këtë fanellë, ne sapo kemi nisur të punojmë për ta nderuar ketë fanellë në mënyrën më të mirë të mundshme”– tha Romero.

Ndërkohë, Pioli mori disa sinjale, por që nuk priten të ndikojnë në merkato.

Në fund të seancës stërvitore, trajneri zhvilloi një ndeshje miqësore në të cilën shënuan të gjithë ata që kanë bërë gati “valixhet” Origi shënoi dy gola, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Messias dhe Rebic.


Top Channel

You may also like