Milan kërkon sulmuesin “e padëshiruar” të PSG-së, por Frankfurt ia vështirëson punën

by admin
Spread the love

Pasi e ndoqi për një kohë të gjatë gjatë verës, Milan e ka rikthyer sërish fokusin te Hugo Ekitike.

Sipas raportimeve të medieve italiane, “kuqezinjtë” do të tentojnë afrimin e sulmuesit, që në gjashtë muaj ka bërë vetëm një paraqitje dhe që duket se nuk ka të ardhme te kampionët e Francës.

Vetë Ekitike, pasi e ka marrë qartë mesazhin se te PSG-ja dhe nga trajneri Luis Enrique është i padëshiruar, tashmë kërkon largimin.

Megjithatë përveç Milan-it, sulmuesi pëlqehet edhe Eintracht Frankfurt, që pritet t’ja vështirësojë punën “Djallit” për të arritur te Ekitike, por do të shihet në vijim se kë do të zgjedhë lojtari si “shtëpinë” e tij të re./ Super Sport


Top Channel

You may also like