Mike Tayson shndërron avionin në ring – Shqip

by admin
Spread the love

Mike Tyson kujtoi artin e tij të vjetër për të rrëzuar një tifoz mjaft të bezdisshëm, i cili pati fatin – apo edhe fatkeqësinë – të udhëtonte së bashku me ish-kampionin, duke qenë i ulur në sediljen e pasme, pasi tij, gjatë një udhëtimi me avion.

Djaloshi ka acaruar boksierin me sjelljen e tij të shpenguar, i cili e ka goditur me grusht në fytyrë duke e gjakosur.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur në një fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar i San Franciskos në Florida në orën 22:30 me kohën lokale.

Tyson ishte ulur në vendin e tij kur një tifoz “tepër entuziast” i ulur pas tij vazhdoi t’i fliste “në vesh”, edhe pse legjenda e boksit i kërkoi të pushtonte. Më pas boksieri u zemërua, u ngrit nga pozicioni i tij dhe filloi t’i gjuante me grushte.

Nga gjakftohtësia te grushtet

Dëshmitarët thonë se Tyson fillimisht ishte i qetë, paçka sjelljes së pasagjerit të bezdisshëm që ishte ulur pas tij.

Dhe duket në pamje që “njeriu më i keq në planet” ka treguar durim të madh me atë që më pas e ka goditur me grusht. Pak sekonda pas incidentit, ai ka zbritur nga avioni.

Sipas informacioneve, tifozi i zjarrtë – dhe ndoshta ish – ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas ka shkuar në polici për ngjarjen.

Deri më tani nuk ka asnjë koment as nga Mike Tyson dhe as nga kompania ajrore që zotëron aeroplanin. /tesheshi.com/

You may also like