Mijëra persona protestojnë kundër pushtimit të Ukrainës në Londër

by admin
Spread the love

Të veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e Londrës për të treguar mbështetje për popullin e Ukrainës një muaj pas fillimit të konfliktit, shkruan skynews.

Vierra, 78 vjeç, me origjinë nga Sllovakia tha se e kupton gjendjen e vështirë të ukrainasve.

Ajo shtoi se asgjë nuk do ta ndalonte që ti mbështeste ata.

Mathew, 39 vjeç dhe me origjinë nga Polonia, tha se është krenar për qëndrimin e vendit të tij në krah të Ukrainës, duke strehuar milionë refugjatë për ti shpëtuar agresionit rus.

“Ky është një pushtim i paligjshëm, ne duhet të bëjmë gjithçka për ta ndaluar.

Është çmenduri,”përfundoi ai.

You may also like