Mijëra marshojnë në Tel Aviv kundër reformave radikale gjyqësore të qeverisë Netaniahu (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mijëra demonstrues me flamurë izraelitë marshuan sot sërish në Tel Aviv për të protestuar ndaj reformës gjyqësore dhe politikave radikale të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Protesta në javën e saj të 12-te, vjen teksa qeveria e Netaniahu kërkon të forcojë kontrollin ndaj gjyqësorit me reformën që pritet të avancojë javën që vjen.

Demonstratat më të mëdha në kryeqytetin Tel Aviv kanë tërhequr rreth 100,000 protestues, ndërsa marshime të ngjashme janë zhvilluar në të tjera qytete të vendit me 10 milionë njerëz.

Protestat kanë kundërshtuar gjithashtu operacionet ushtarake në tokat e pushtuara në Palestinë dhe zgjerimin e dhunshëm të kolonive të reja izraelite atje.

Ndërkohë ministri i drejtësisë Yariv Levin ka thënë se koalicioni në pushtet do të nisë kalimin e elementëve të reformës në parlament nga 2 prilli.

Netanyahu e konsideron reformën si kryesore për aleancën e tij qeveritare me radikalë hebrej dhe parti të ekstremit të djathtë, që prej ardhjes në pushtet në dhjetor.

Legjislacioni i ri i jep më shumë forcë qeverisë në komisionin e zgjedhjes së gjykatësve  dhe mohon anulimin e amendamenteve nga Gjykata e lartë, mes të tjerave.

Presidenti ceremonial i vendit Issac Herzog – është përpjekur të hapë një dialog për çështjen dhe më herët e quante legjislacionin “kërcënim ndaj bazave të demokracisë”.