Mijëra marshojnë në kryeqytetin e Bangladeshit në protestë ndaj Izraelit (fotot)

by admin
Spread the love

Mijëra anëtarë të organizatave islamike marshuan sot në rrugët e kryeqytetit Daka, në Bangladesh, për të protestuar ndaj bombardimeve të Izraelit mbi Gaza, që nisën pas sulmeve surprizë të militantëve te Hamas të dielën, ndaj vendbanimeve izraelite.

Me parulla e slogane anti-Izrael, marshimi u organizua nga dy lëvizje kryesore islamike në vend  para xhamisë kombëtare të Bangladeshit.

Protesta vjen teksa Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës teksa prej të dielës ka shpallur luftë ndaj grupit islamist palestinez Hamas.

Ndërkohë të paktën 700 palestinezë janë vrarë nga bombardimet e avionëve, 180 000 jane larguar nga vendi dhe qyteti i Gazes eshte mbushur me rrënoja te shkaterrimit.

Bangladeshi me shumicë muslimane ka shprehur shpesh mbështejen për kauzën palestineze duke dënuar shtypjen e autoriteteve izraelite dhe duke bërë thirrje për bojkot ndaj shtetit hebre.

Por konflikti i rëndë vijon të shkaktojë gjakderdhje periodike, teksa për palestinezët shoqërohet gjithashtu me kufizime të lëvizjes e furnizimeve, si dhe me humbje të territoreve.