Mijëra bileta të Eurovizionit do t’u ndahen ukrainasve të zhvendosur

by admin
Spread the love

Biletat për Konkursin e Këngës në Eurovizion do të shpërndahen me shumicë për ukrainasit e zhvendosur që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Konkursi do të zhvillohet në Liverpool gjatë muajit maj, pasi qyteti u zgjodh për të pritur konkursin në emër të fituesve të vitit 2022 (Ukrainës).

Rreth 3,000 bileta do të vihen në dispozicion për ukrainasit e zhvendosur në mënyrë që ata të mund të ndjekin shfaqjet live.

Sky News shkruan se qeveria ka njoftuar gjithashtu 10 milion £ në financim për të ndihmuar që ngjarja të shfaqë vërtet kulturën ukrainase në përvjetorin e pushtimit rus të vendit.

Paratë do të mbështesin partneritetin e Këshillit të Qytetit të Liverpool dhe BBC-së me artistë dhe interpretues ukrainas për të krijuar një shfaqje duke festuar muzikën dhe se si ajo bashkon njerëz nga e gjithë bota.

“Pushtimi i paligjshëm i Putinit në Ukrainë do të thotë se konkursi nuk mund të mbahet aty ku duhet. Por ne jemi të nderuar që mbështesim BBC-në dhe Liverpool-in për ta pritur atë në emër të tyre dhe jemi të vendosur të sigurohemi që populli ukrainas. janë në qendër të kësaj ngjarjeje”, tha sekretarja e Kulturës, Lucy Frazer.


Top Channel

You may also like