Mihajlovic: Nuk më zinte gjumi, Interi më zemëroi se tentoi fitoren në tavolinë

by admin
Spread the love

Sinisa Mihajlovic do të jetë në pankinën në ndeshjen e nesërme kundër Venezia, por gazetarët kanë dashur më së shumti të fokusohen te dueli i fituar nga Bologna kundër Interit. Trajneri serb theksoi se kampionët në fuqi e kishin zemëruar.

“Ndjeva se e morën si të mirëqenë ndeshjen me ne. Interi donte ta fitonte në tavolinë dhe kjo më zemëroi. Ua thashë lojtarëve të mi para ndeshjes, që ‘ata u përpoqën ta fitonin ndeshjen jashtë fushës sepse e dinin që nuk do arrinin kurrë në fushë’.

Unë e dua Interin dhe kam respekt të madh për ta, përfshirë edhe Simone Inzaghin, por më shqetësoi qëndrimi i tyre para ndeshjes. Nuk mund të flija natën. Nuk doja të ndodhte ajo që të gjithë e merrnin si të mirëqenë”.

“Preferenca për titullin? Shpresoja ta fitonte Napoli, por mes Interit dhe Milanit nuk kam asnjë preferencë. Më pëlqen mënyra se si luan Napoli, pasioni që kanë tifozët e tyre. Do të kishte qenë mirë për futbollin italian të shihte Napolin të fitonte titullin”, është shprehur Mihajlovic. / oversport.tv

Foto: Bologna FC 1909, Facebook

You may also like