Miguel Veloso rinovon me Hellas Veronën edhe për një tjetër sezon

by admin
Spread the love

Miguel Veloso ka rinovuar kontratën me Hellas Veronën edhe për një sezon. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj. Në të thuhej se është arritur marrëveshja me 35-vjeçarin për të luajtur me fanellën e Veronës edhe për sezonin 2022-2023.

“Me Hellas, Miguel ka zhvilluar në total, gjatë tre viteve 2019-2022, 73 ndeshje në kampionat. Ai ka arritur të shënojë 5 gola dhe 10 asist. Këtyre arritjeve i shtohen edhe 4 ndeshje në Kupën e Italisë ku ka dhënë edhe dy asist të tjera”, shkruhej ndër të tjera në deklaratën e Hellas Veronës.

Kështu Veloso ka vendosur të mos largohet nga Italia edhe pse përflitej së fundmi se veterani portugez po kërkonte një tjetër aventurë larg Veronës. Ai është aktivizuar më parë në Serie A me ekipin e Genoas ku vendosi të largohej në vitin 2019, për t’u transferuar te Hellas Verona. /oversport.tv

You may also like