Miftaraj: Me buxhetin që ka, Sindikatës i duhen 100 vjet ta mbledh anëtarësinë që t’i paguajë grevistët dy muaj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Drejtori i Instituti i Kosovës për
Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj në një prononcim për Ekonomia Online, po
konsideron se mosekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me
ligjin.

Ai shton se është që arbitrare që
të pezullohen pagat grevistëve. Madje sipas tij, grevistë mund t’i marrin pagat
nëse dorëzojnë padi në gjykatë, por që shtetit do të ketë trefish shpenzime.

Miftaraj thotë se nëse veprohet siç
po thotë Qeveria Sindikata duhet që 100 vjet të marrë pagesë prej anëtarësisë për
t’i paguar grevistët vetëm dy muaj.

Kjo ngase sipas tij, Sindikata e
ka buxheti vjetor 700 mijë euro, kurse çdo muaj shteti jep paga deri në 35
milionë euro.

 “Pse pezullimi i pagave është i kundër ligjshëm,
është fakti sepse ligji për grevat neni 1 i saj e përcakton që qëllimi i këtij
ligji ka për qëllim që të ti ofroj të drejtat dhe benificionet e grevistëve si
dhe këto të drejta duhet të interpretohen në pajtim në standardet ndërkombëtare
të aplikueshme në Kosovë. Standardet ndërkombëtare në këtë rast janë opinionet
ligjore praktikat më të mira të organizatës ndërkombëtare të punës”.

“Me vetë faktin që Kosova është një
shtet i ri dhe pothuaj se sindikata s’ka mjete, e ka një buxhet të kufizuar për
tua paguar grevistëve ditët e humbura në grevë kjo automatikisht e detyron
shtetin që mos të marrin masa represive duke u kufizuar të drejtën për pagë
grevistëve. Është që arbitrare që të kufizohen 
pagat e te pezullohen pagat grevistëve”.

“Çdo mësimdhënës nëse do të bëni
padi do të siguronin pagat do të hynin edhe shpenzimet e tjera si për avokatin
pagesat administrative dhe në bazë të llogaritjeve 1 000 shkojë zakonisht për
avokat, kamata ligjore do të ketë një trefishim të obligimeve të shtetit në
raport me grevistët”.

“Shteti po e lexon Ligjin për
greva,  nuk po e interpreton atë,
fillimisht e ka për detyrë ta lexoje e ta kuptojnë atë dhe praktikat ndërkombëtare”.

“SBAShK brenda vitit ka buxhet 700
mijë euro, por nëse do të bëjë grevë duhet të pres 100 vjet për t’i mbledhur 70
milionë euro prej anëtarësisë, duke mos bërë asnjë shpenzim shtesë, ngase brenda
muajit vetëm në sektorin publik jepen 35 milionë euro paga, i bie që Sindikata
duhet të marrë anëtarësi për 100 vjet për t’i paguar grevistët që janë në grevë
dy muaj”.

You may also like