Miftaraj: Ku mbeten fjalimet e bukura të presidentes e kryeministrit se fëmijët janë ardhmëria e këtij vendi!

by admin
Spread the love

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi,
Ehat Miftaraj ka pyetur se çfarë faji kanë fëmijët që po u mohohet e drejta e
shkollimit.

Madje ai ka pyetur se ku mbetën deklarimet e krerëve të shtetit se fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi.

Postimi i plotë:

Çfarë faji kanë 320 mijë nxënës t’u mohohet e drejta në shkollim?

Ku mbeten fjalimet e bukura të Presidentës, Kryeministrit, politikanëve se fëmijët janë ardhmëria e këtij vendi!

Është viti i katërt me rradhë që djalit tim Adrianit i shtyhet procesi shkollor. Këtë vit është në klasën e pestë.

E pafalshme!

P.S. Ata që nuk kanë fëmijë në shkollë, i kanë fëmijët në shkollim jashtë vendit, apo në shkolla private nuk e kuptojnë këtë postim dhe nuk i ndjejnë pasojat e grevës!

You may also like