Mickoski: Të mos shpenzojmë parat e qytetarëve, zgjedhje të mbahen bashkë dhe jo ndarazi

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, insiston që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen së bashku me ato presidenciale.
“Do të ishte marrësi të shpenzojmë në mënyrë shtesë resurset e qytetarëve dhe të organizojmë zgjedhje ndarazi, të cilat do të ndodhin me 30-60 ditë dallim. Do të ishte vërtetë shpërdorim nëse cilido nga ne përkrah një lloj të këtillë të idesë. Unë apeloj që Qeveria t’i thirr mendjes, nuk deshën zgjedhje të parakohshme, ikën nga ato, ja zgjedhjet e rregullta, 8 maj, e mërkurë, sepse në të kaluarën është votuar edhe të mërkurën, kur të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, të mbahen zgjedhjet parlamentare”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

MARKETING



You may also like