Mickoski: Sa më shpejt të kemi zgjedhje të parakohshme, pa qeveri teknike dhe me një njësi zgjedhore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Kristijan Mickoski, ka reaguar në lidhje me reformimin e Qeverisë. Ai ka kërkuar se sa më shpejtë të jetë e mundur të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Micksoski ka deklaruar se kjo shumicë parlamentare e BDI-së  është e administruar nga Kovaçeski dhe po mbahet në mënyrë artificiale.

Ai paralajmëroi së shpejti partia opozitare do të propozojë edhe aktivitete në drejtim që sa më shpejtë të shpallen zgjedhje të reja.

“Jemi të gatshëm dhe do të dorëzojmë ndryshime të Kodit zgjedhor deri te Parlamenti, ku do të kërkojmë që të mos ketë Qeveri teknike, gjegjësisht njëqind ditë humbje kohe të qytetarëve, por do ta shfrytëzojmë atë afat kushtetues prej 45 deri në 60 ditë”, tha Mickoski.

VMRO-DPMNE-ja, porositi, nuk kundërshton të shkojë në zgjedhje dhe me përbërje të vazhdueshme të qeverisë.

“Nëse janë të frikësuar, le të mbetet Spasovski ministër i Punëve të Brendshme, le të mbetet ministri i ri i Punës dhe Politikës Social. Nuk do të ketë nga opozita zëvendës në bujqësi, financa, shoqëri informative, le të mbetet kjo Qeveri siç është dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklroi në fund Mickosk. Ndërkohë ai shtoi se partia opozitare është e gatshme të bisedojë edhe për vendosjen e një njësie zgjedhore.


You may also like