Mickoski: Qeveria nuk ka mbështetje për ndryshime kushtetuese as nga qytetarët

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarin dhe deputetin Aleksandar Nikolloski, ka pasur takim me ambasadoren gjermane në Maqedoninë e Veriut, Petra Drexler.

Siç informojnë nga partia, në takim është diskutuar për situatën aktuale politike dhe procesin e integrimeve evropiane të vendit.

“Mickoski e njoftoi ambasadorin Drexler për gjendjen aktuale politike në vend dhe se qeveria me vetëdije e shkel Rregulloren e Kuvendit duke mos i votuar ndryshimet kushtetuese, sepse nuk ka shumicë prej dy të tretash dhe kjo u vërtetua, siç tha ai, në seancën e Kuvendit, kur pas përfundimit, në vend që të hidhet në votim pika, është ndërprerë”, thuhet në njoftim.

Mickoski edhe një herë e përsëriti qëndrimin e partisë se nuk do të mbështesin amendamentet kushtetuese dhe theksoi se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë kusht për fillimin e negociatave me BE-në.

Mickoski tha se në kushtet kur qeveria është e delegjitimuar dhe nuk ka përkrahje nga qytetarët, është e nevojshme mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në të njëjtën kohë, Mickoski shprehu mirënjohje të madhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë ndaj Maqedonisë.

MARKETING




You may also like