Mickoski: Pas Pashkëve, më 8 maj duhet të ketë zgjedhje të dyfishta

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE vlerëson se 8 maji do të ishte një ditë mjaft e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.  Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski dhe se 8 maji është e mërkurë  dhe se për këtë datë mund të ketë pajtim mes partive politike. Ai sqaroi se data e vetme që përputhet për mbajtjen e zgjedhjeve është data 8 maj, pasi më 5 maj, që është ditë e diel janë Pashkët.

Hristijan Mickoski 

“Jo më 5 maj pasi janë pashkët, por më 8 maj të mërkurën, të ketë raund të dytë të kombinuar të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në raundin e dytët. Ne kemi pasur praktikë në të kaluarën, kështu ka qenë në zgjedhjet e fundit më 15 korrik 2020, ndërsa zgjedhjet i kemi të mërkurën. Prandaj themi se 8 maji është sërish një datë e mundshme kur raundi i dytë presidencial do të ndodhte së bashku me atë parlamentar”.

Mickoski edhe sot bëri thirrje për konsensus me Qeverinë. Mickoski mendon se çështjet zgjedhore duhet të zgjidhen sa më shpejt, në të kundërtën ai përsëriti se vendi do të përballet me krizë kushtetuese dhe politike. Problem shtesë, thotë ai, është edhe përbërja e pabalancuar e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku mungon një anëtar i emëruar nga opozita.

Deri më tani nga Qeveria nuk ka një përgjigje nëse për ta është e pranueshme edhe kjo datë, e cila është brenda afateve të Kodit Zgjedhor për zgjedhje të rregullta. Kryeministri Kovaçevski më herët ka refuzuar të pajtohet me Mickoskin në një takim liderësh, por ka hapur mundësinë për marrëveshje ndërpartiake në Kuvend. Mbetet e paqartë se kush do t’i iniciojë ato takime, por kryeparlamentari Xhaferi një ditë më parë tha se nëse palët kërkojnë, ai është i gatshëm të formojë një grup pune. Samir Mustafa /SHENJA/



You may also like