Mickoski: Pas 19 janarit do të shpallim emrat e ministrave për qeverinë teknike

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE pas festës “Uji i bekuar” (19 janar) do t’i kumtojë emrat e ministrave dhe zëvendësministrave plotësues për Qeverinë teknike. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë takim mes liderit të partisë opozitare Hristijan Mickoski me kryeministrin dhe kryetarin e LSDM-së Dimitar Kovaçevski për këtë çështje dhe sipas Mickoskit nuk ka ndonjë paralajmërim.

“Pas Buzmit, do të kemi pamje të plotë të formacionit aktual. Ne nuk jemi të nxituar në atë front. VMRO-DPMNEka një numër të madh të kuadrove që mund t’i përgjigjen pozitave të kërkuara. Sa i përket performancës së qeverisë teknike, mendoj se ato qeveri deri tani janë treguar të dobëta të mbushura me konflikte dhe frenime të shumta. Shikoni, a ju kujtohet ndonjë politikë progresive e zbatuar gjatë asaj periudhe, përgjigja është jo. Ajo që mbahet mend janë argumentet. Frenat. Vendime të rrëzuara. Dhe prandaj humbet koha për shtetin”. Prandaj propozova shfuqizimin e qeverisë teknike”, tha Mickoski.

I pyetur nëse Naqe Çulev do të jetë sërish ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë teknike, ai tha se duhet të presim sepse ende nuk është marrë ndonjë vendim.

MARKETING



You may also like