Mickoski: Në propozimin e ri vetëm dy fjalë janë modifikuar, ky është nokdaun për diplomacinë tonë

by admin
Spread the love




Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski këtë mbrëmje ka kërkuar nga Qeveria që menjëherë ta publikojë propozimin e modifikuar francez, i cili sipas informacioneve të tyre, ka pasur vetëm ndryshime semantike, ndërsa të gjitha kërkesat bullgare kanë qenë pjesë e këtij propozimi të ri.

Tani po shohim se si kjo qeveri, tha Mickoski, po tenton nëpërmjet disa shkrimeve në media të krijojë percepcion për fitore të madhe pasi në Bruksel javën e kaluar kanë refuzuar atë, që në fakt e kanë pranuar.

“Ky propozim i modifikuar për të cilën po flitet nuk e kemi parë, e as lexuar. Por mund të themi dhe të shpërndajmë me opinionin se në bazë të informacioneve të cilat i posedojmë se ai nuk është asgjë tjetër, përpos dy fjalë të modifikuar, të ndryshëm nga propozimi që qarkulloi periudhën e kaluar dhe ishte paraqitur si propozimi i fundit francez. Gjegjësisht të jem më i saktë, nëse më parë kemi pasur nokaut për diplomacinë e Maqedonisë, tani kemi nokaut me veprim të vazhdueshëm. Kjo është në bazë të informacioneve të cilat VMRO-DPMNE i posedon”, ka thënë Mickoski, raporton SHENJA.


You may also like