Mickoski mbron krimin e DPMNE-së – Shqip

by admin
Spread the love

Në vend që të kërkojë përgjegjësi, Mickoski e mbron krimin e DPMNE-së – akuzojnë sot nga LSDM-ja në pushtet, përcjell KlanM.

Këtë, partia e Kovaçevskit e lidh me aferën e fundit të publikuar nga Prokuroria e që lidhet me projektin “Shkupi 2014”, në lëndën e quajtur “Feniks”.

“Pastruesi më i madh i parave të DPMNE-së është Shkupi 2014, është një krim ultra i përmasave të papara. Por Shkupi 2014 është vetëm një pjesë e krimit të kësaj partie. Vendimet e shumta gjyqësore me burgim afatgjatë, qindra të dënuar aktualë dhe ish-funksionar të DPMNE-së, përfshirë edhe për bashkim kriminal, janë pjesë e krimit të konfirmuar nga gjykatat kompetente. Edhe Pallati i Bardhë, selia e DPMNE-së, u fitua kriminalisht, në kurrizin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia

You may also like