Mickoski: Komiteti Ekzekutiv sonte diskuton për referendumin kundër propozimit francez

by admin
Spread the love




Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se mbrëmjen e sontme, Komiteti Ekzekutiv i partisë do të diskutojë mes tjerash edhe për propozimin për referendum si dhe do të analizoj gjendje politike dhe ekonomike të shtetit.
“Do të shohim se çfarë lloj të referendumit, kur do ta kishim filluar, si do ta drejtojmë, cili do të ishte fokusi dhe kështu me radhë. Të dëgjojmë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë çfarë mendojnë dhe normalisht analizë politike dhe ekomomike të shtetit që është temë standard në ato orë kur mblidhet Komiteti Ekzekutiv. Sepse gjendja me ekonominë, ja ta heqim anash politikën është po ashtu katastrofale dhe apokaliptike”, ka thënë Mickoski, raporton SHENJA.


You may also like